Kurti thotë se janë në përfundim të draftit të Ligjit të pagave

Aktuale

Kurti thotë se janë në përfundim të draftit të Ligjit të pagave

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 12:21
Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë në përfundim të draftit të Ligjit të pagave, ndonëse e pranoi se i njëjti është me shumë vonesa.

Ligji i pagave, tha se do t’i trajtojë me dinjitet profesionistët shëndetësor.

“Ligji për paga ka përfunduar diskutimin publik dhe tashmë është në fund. Jam i bindur se profesionistët shëndetësor e kanë atë që e meritojnë, pra dinjitetin. Përveç pagat, profesionistët shëndetësor që punojnë në sektorin publik do të kenë edhe shtesa”.

“Nxitimet janë ato që janë reflektuar në vonesa, ndërkaq profesionistët nga diaspora ne ju bëjmë thirrje që të inkuadrohen në sistemin tonë shëndetësor në mënyrë që ta rrisim cilësinë dhe gjithashtu kontributin e tyre. Jam i bindur që ndryshimi i ligjit të pagave, e sistemi i specializimeve, janë një pako e jona e ndryshimeve”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat