Eliminohet nga gara kandidatja për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

Eliminohet nga gara kandidatja për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:03
Gjykata Kushtetuese

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët për emërim në Gjykatën Kushtetuese, të premten ka shqyrtuar nominimet e kandidatëve për gjyqtar të kësaj gjykate.

Në takimin e sotëm u shqyrtuan kandidaturat e të nominuarve, ku komisioni konstatoi se kandidatja Milka Milosavljevic, që ishte e vetmja kandidate grua në këtë proces, por që nuk e kishte kompletuat dosjen e saja me dokumentet e nevojshme edhe pse një gjë e tillë i ishte kërkuar, prandaj komisioni unanimisht vendosi që të njëjtën ta eliminoi nga gara.

Ne vazhdim, komisioni bëri vlerësimin e kandidaturave tjerë të nominuar, ku konstatoi se të gjithë i plotësojnë kushtet ligjore për konkursin në fjalë.

Në këto rrethana, komisioni vendosi qe testi me shkrim të mbahet me 17 tetor 2022, duke filluar nga ora 9:00, ndërsa, intervista të mbahet me 24 tetor 2022.

Procesi për emërimin e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ka dështuar dy herë radhazi, si mungesë e votave të mjaftueshme në procesin e votimit në dhjetor të vitit 2021 dhe maj të këtij viti.

Komisioni i Posaçëm për këtë çështje, kishte shpallur konkursin publik për herë të tretë në shtator të këtij viti, me ç‘rast u nonimuan gjashtë (6) persona për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, do ta monitorojë në tërësi procesin e përzgjedhjes së dy (2) gjyqtarëve, gjetjet e të cilit do t’i publikojë me rastin e dërgimit të emrave për votim në Kuvendin e Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat