Kryeziu për vizat: Muajt e ardhshëm do të jenë me lajme pozitive për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Kryeziu për vizat: Muajt e ardhshëm do të jenë me lajme pozitive për qytetarët e Kosovës

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 17:48
Taulant Kryeziu

Ish zëvendësminitri i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu, ka folur për procedurat e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai tha se ka vullnet pozitiv për ta shtyer përpara këtë proces.

“Po shihet që ka një vullnet pozitiv për ta shtyer këtë procesin. Hapi tjetër është që të kemi një pajtueshmëri, marrëveshje joformale mes tri institucionet komision-këshill-parlament, pastaj kjo do të shkojë në votim, do të kalojë në nivelin e ambasadorëve të BE-së dhe në fund kulmon me një vendimmarrje brenda Këshillit të BE-së”, tha ai.

Vendimmarrja e fundit nënkupton një shumicë të dyfishtë, që i bie 55 për qind të vendeve anëtare duhet të jenë për, që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së BE-së. Pastaj është gazeta zyrtare dhe pas një muaji hyn në fuqi, që mundësohet lëvizja e lirë në zonën shëngen. Pra  nga fundi i vitit mund të kemi festë, në kuptimin e asaj, dhe lëvizja e lirë do të bëhet në pranverën e hershme apo gjithçka mund të përfundojë brenda këtij viti”, tha Kryeziu.

Ai tha se ka disponim që të arrihet lëvizja e lirë për qytetarët.

“Nuk po shoh që ka pengesa… Muajt e ardhshëm do të jenë me lajme pozitive për qytetarët e Kosovës për këtë temë”, dekaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat