Kurti tregon se a është pajtuar me punët që kishte nisur Latifi

Aktuale

Kurti tregon se a është pajtuar me punët që kishte nisur Latifi

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 19:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-ministri i Shendetesise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media foli edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kurti thotë se nuk ka projekte që i ka nisur Latifi e që nuk është pajtuar me to, duke thënë se edhe ato që Latifi i ka lënë do t’i vazhdojnë.

“Nuk ka projekte punë që i ka nisur Latifi e unë nuk jam pajtuar dhe nuk ka të tilla që ne nuk do të vazhdojmë. Atëherë kur ka shkelje, do të veprojmë çka të mundemi ne, por ka edhe shkelje për të cilat do të veprojë prokuroria e drejtësia”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat