Albana Bytyqi tregon se çfarë do të bënte po ti kishte 1 milion euro

Aktuale

Albana Bytyqi tregon se çfarë do të bënte po ti kishte 1 milion euro

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 22:20
Albana Bytyqi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka treguar se po të kishte një shumë prej 1 milion eurosh do të hapte një qendër për personat me afësi të kufizuara.

Bytyqi është shprehur se hapja e një qendre të tillë për personat me aftësi të kufizuara do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për nënat.

“Mu bo një pytje një ditë qka kishe bo ti nëse i kishe pas 1 milion euro edhe e kërkova këtë e kisha bërë një qendrim ditor për personat me aftësi të kufizuara më pëlqen kjo pjesë e këtyre personave ta kenë një qendrim ditor, se nanat kanë nevojë, kanë nevojë me i pas fëmijët  dikund me kalu një ditë, një 8 orësh me i pa të gjitha aktivitetet”, ka thënë deputetja.

Ajo gjithashtu ka shtuar se është në bisedime dhe se pret rezultate optimiste për finalizimin e kësaj ideje.

“Unë kam qenë edhe në vizita jashtë vendit e kam parë se si përballen nanat me personat me aftësi të kufizuara, ku i dërgojnë në ato vendet ku i kanë të gjitha ato aktivitetet edhe ëndërr e kam këtu me e bo një, mirëpo po vazhdojmë gradualisht, sepse kjo shkon pak gjatë, mirëpo jam në bisedime dhe po besoj që kemi me arrit një rezultat”, ka deklaruar Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat