Gërxhaliu alarmohet nga çmimi i lartë i naftës, tregon çfarë duhet të bëjë qeveria

Aktuale

Gërxhaliu alarmohet nga çmimi i lartë i naftës, tregon çfarë duhet të bëjë qeveria

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:03
Safet Gërxhaliu

Njohësi i rrethanave ekonomike, Safet Gërxhaliu, i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të pezullojë përkohësisht akcizën e naftës ose të ngrijë TVSH-në në mënyrë që të zbutet rritja astronomike e kostos së saj në tregun e Kosovës.

Gërxhaliu një propozim të këtillë e ka dhënë në ‘Facebook’, duke thënë se me pezullimin e akcizës, çmimi i naftës do të ishte 1,26 euro për litër. Ndërkaq, me largimin e TVSH-së, nafta do të kushtonte 1.49 euro për liter.

“Sikur sot Qeveria e Kosovës të largoj apo të pezullojë përkohsisht akcizën e naftes, çmimi do të ishte 1,26 Euro për litër! Sikur sot të ngrihet TVSH-ja 18% në importin e naftes e të mbetet akciza prej 0.36 Euro për litër atëher qmimi në shitje sot do të ishte 1.49 Euro për liter!”, ka shkruar ndër të tjera njohësi i ekonomisë në ‘Facebook’-un e tij.

Reagimi i tij vjen pas rritjes së çmimit tavan të naftës, ku vetëm përgjatë 24-orëshit të fundit një liter naftë e ka koston e 1,77 eurove.

Ai ka kërkuar që Kosova të mos kthehet në shtet social. “Çmimi sot në Porto Romano është 1235 Euro për tonë”.

“Transporti , çmimi deri në kufi për doganim, akciza, TVSh-ja dhe kostoja operative në Shqipëri po e bëjn çmimin e naftes në Kosovë ndër më të lartin në rajon! Zgjidhja egziston por duhet guxim politik për veprim!”, përfundon postimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat