Ambasadori Hovenier tregon cilat media i lexon, jep përgjigjen interesante

Aktuale

Ambasadori Hovenier tregon cilat media i lexon, jep përgjigjen interesante

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 17:29
Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është pyetur se cilat media i lexon në kohën e tij të lirë për t’u informuar rreth ngjarjeve ditore.

Ai është shprehur se vjen nga një qytet i vogël të ShBA-së që quhet Bellingham.

Hovenier, teksa tregoi se ky qytet i shtetit të Washingtonit ka rreth 90 mijë qytearë, tregoi se e lexon gazetën lokale të vendit të tij.

Ambasadori theksoi se këtë gazetë e lexon pothuajse çdo ditë, e cila funksionon nga viti 1880.

“Unë vij nga një vend i vogël , qyteti i Bellingham, Washington, që ka rreth 90 mijë qytetarë. Më vjen mire që më pyete. E lexoj gazetën lokale Bellingham Herald pothuajse çdo ditë, që është nga viti 1880”.

Mes tjerash, ai bëri të ditur se duhet të paguash paraprakisht për ta lexuar këtë gazetë që të kesh qasje në të.

“Duhet të paguash për një vit për të pasur qasje në storjet e tyre dhe kështu qëndroj afër komunitetit tim”, vijoi ai gjatë intervistës për Radio Kim.

Po ashtu, ai njoftoi se është një radio lokale atje e quajtur KGMI, që e dëgjonte kur ishte i vogël.

“Aty i dëgjoja shokët e mi teksa më tregonin lajmet lokale. Kam një konfidencë në këto dy media sepse kanë standarde profesionale dhe është e rëndësishme për të gjithë ne të mendojmë për burimet e informacioneve që i marrim”, shtoi ai.

Hovenier krejt në fund pohoi se ShBA po punon me disa organizata në Kosovë që përmes trajnimeve të punojnë më shumë në luftimin e lajmeve të rrema, pasi “shumica e informacioneve vijnë nga rrjetet sociale, duke përfshirë Faecbook, TikTok dhe Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat