Ish-ministri Ivan Todosijeviq dënohet me 1 vit burgim për nxitje të urrejtjes

Aktuale

Ish-ministri Ivan Todosijeviq dënohet me 1 vit burgim për nxitje të urrejtjes

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 13:44
Ivan Todosijeviq

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar ish-ministrin e Administratës dhe Pushteti Lokal, Ivan Todosijeviq, me një vit burgim për nxitje të urrejtjes, përçarje, mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Kryetari i trupit gjykues, Musa Kongjeli, ka paraqitur aktgjykimin ku sqarohet se pse Todosijeviq është gjetur fajtor.

“I akuzuari Ivan Todosijevjq është fajtor, sepse në periudhën kohore derisa ishte në pozitën e ministrit të Admnistratës dhe Pushtetit Lokal në qeverinë e Republikës së Kosovës me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, ashtu që me datën 24.03.2019 në rrugën “Kral Milotini” në Zveccan në cilësi të pjesëmarrësit dhe te folësit në tubimin e mbajtur për përkujtimin e viktimave të NATO-s shprehet “Reçaku u shpik në Kosovë e Metohi dhe ishin ata terroristët shqiptarë që shpikën të gjitha këto. Kryen krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi për të cilat askush deri më sot nuk ka marrë përgjegjësi. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbë….”.

“2, 3, 4, 7, 8, 9, 10, 17, 21, 41, 43, 45, 73 dhe 147 paragrafit 1 të KPRK neni 365 të KPPRK gjykon të akuzuarin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi në afatin e paraparë ligjor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat