Hoxhaj takohet me diplomaten gjermane, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Hoxhaj takohet me diplomaten gjermane, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 11:23
Enver Hoxhaj dhe Susanne Schutz

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj pas një takimi me diplomaten gjermane Susanne Schutz ka shkruar se Kosova duhet të shfrytëzojë hapësirë dhe mundësi për marrëveshje të njohjes së ndërsjellë.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, nëpërmjet të cilit ka treguar për takimet e realizuara në Berlin gjatë qëndrimit atje, është takuar sot edhe me të ngarkuarën për Evropën Juglindore në ministrinë e jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz me të cilën folën për Procesin e Berlinit dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Takim me të ngarkuarën për Evropën Juglindore në ministrinë e jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz me të cilën folëm për Procesin e Berlinit dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Kosova duhet të shfrytëzojë hapësirë dhe mundësi për marrëveshje të njohjes së ndërsjellë për shkak të vendosmërisë së madhe amerikane, gjermane dhe evropiane!”, ka shkruar Hoxhaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat