Escobar e konfirmon se ekziston plani franko-gjerman, por shton se nuk ka afate për arritjen e marrëveshjes

Aktuale

Escobar e konfirmon se ekziston plani franko-gjerman, por shton se nuk ka afate për arritjen e marrëveshjes

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 16:05
Gabriel Escobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radio-Televizionin publik serb, tha se e mbështesin propozimin franko-gjerman, por se nuk ka afate.

“Nuk jam i vetëdijshëm se propozimi evropian kërkon një zgjidhje urgjente brenda disa javësh, por sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog”, thotë Escobar.

Gabriel Escobar, në një intervistë për RTS-në, thekson se propozimi franko-gjerman duhet të merret në konsideratë, pasi siç thotë ai, do të na ndihmojë që shumë shpejt të përparojmë në dialog.

“Unë nuk kam vendosur asnjë afat për këtë dhe ai propozim është ende në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, së pari nuk na takon ne të vendosim afate, por me sa di unë evropianët nuk kanë vendosur afate”, tha Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat