Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi ka kritikuar Albin Kurtin për negocuata të fshehta me Serbin.
Për këtë ka reaguar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili ka thënë se Gjoshi duhet të pyes Vlora Çitakun e të tregoi se Hashim Thaçi takohej fshehtas birave e birucave të Evropës më Vuçiqin së bashku edhe me Edi Ramën që bënin skica, harta dhe plane për ndarjen e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
SEKRETARI I PDK-së GJOSHI S'DIN AS ÇKA FLETË
Sekretari i PDK-së, Betin Gjoshi, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti për negociata të fshehta me Serbinë. Çka janë gjithë këto drafte pas veç 2-3 takimeve me Vuçiqin?
Sa naiv qenka ky i gjori sekterat i PDK pyet pa lidhje kish s'po di asgjë?!
Po me mirë pyete Vlora Çitakun e ke qaty afër, bile edhe nenkryetare e PDK se si Hashim Thaçi takohej fshehtas birave e birucave të Evropës më Vuçiqin se bashku edhe me Edi Ramën qe bajshin skica, harta dhe plane për ndarjën e Kosovës, derisa kancerlarja Angela Merkel i zuri siç thuhet"me pelë për bishti" dhe i gjujati si stervinat.
Ose pyete edhe ish-ambasadorën Alma Lamën për vizitën e fshehtë te Thaçit me Vuqiqin në Romë e cila pasi qe i diktoi ajo urgjentishtë ishte shkarkuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, anipse ajo ia kishte dhënë votën për president për kembim me emerimin e saj për ambasadore ne Romë te Italis.