“Qeveria e fundit premton, të shkojnë në pensionimin politik ata, që nuk punuan mirë dhe me nder për shtetndërtim”

Aktuale

“Qeveria e fundit premton, të shkojnë në pensionimin politik ata, që nuk punuan mirë dhe me nder për shtetndërtim”

Nga: A.SH Më: 26 tetor 2022 Në ora: 20:31
Qeveria e Kosovës

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar situatën politike në Kosovës.

Ai ka thënë se se ne duhet ta mbrojmë shteton tonë, duhet të bëhemi shtet i zhvilluar dhe i prosperuar, që të hymë më shtetet e zhvilluara perëndimore.

“Kosova dhe qytetarët duhet të orientojnë logjikën më ndryshe. Të mbrojmë shumë më fuqishëm se deri më sot, shtetin e Kosovës, nga keqbërësit e politikës dhe të biznesit. Qytetarë tanë të nderuar, iu lutem që për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e përgjithshme, të rilindim Kosovën e lënë mbrapa. Të kthejmë jetën e keqe në jetë të mirë. Të bëhëmi shtet i zhvilluar dhe i prosperuar, që të hymë më shtetet e zhvilluara perëndimore”, thotë ai.

Sipas tij, vetëm qeveria e fundit mund të themi se premton diçka më mire, kurse ata të mëparshmit duhet të pensionohen sepse nuk punuan mire dhe me nder për Kosovën.

“Rilindjen tonë mund ta bëjmë kur Kosovën e rendisim në vend të parë, para interesave personale dhe interesave partiake. Të marrim vendime të vlerave njerëzore, të vlerësohet dija, gjindshmëria dhe patriotizmi. Ka ende njerëz të vullnetit të mirë, të cilët dijnë të vlerësojnë se çka është shteti. Kosova po thuaj kurrë nuk pati qeverisje të mirë! Kjo e fundit mund të premton. Të shkojnë në pensionimin politikë të gjithë ata, të cilët për shumë vite, nuk punuan mirë dhe ndershmërishtë për shtetndërtim dhe mirëqenje…!”, përfundon Mulliqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat