Ish-ambasadori Cufaj: Këto ditë na duhet unitet dhe jo përçarje, pjekuri dhe jo politikë

Aktuale

Ish-ambasadori Cufaj: Këto ditë na duhet unitet dhe jo përçarje, pjekuri dhe jo politikë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 14:44
Beq Cufaj

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beq Cufaj u ka bërë thirrje spektrit politik në vend që të jenë të bashkuar dhe jo të ketë përçarje.

“… pjekuri dhe jo politikë për nevoja të brendshme”.

Ai ka komentuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë Kurti rreth çështjes së afatave kohore për tabelat e veturave për serbët në Kosovës.

Postimi i plotë:

Reagimi i Washingtonit zyrtar për gjetjet eufemike të Kryeministrit Kurti dje, nuk duhet të çudisë.  Sepse ajo që Kryeministri ka vendosur quhet: limit kohor. Limit kohor i cili përmes përshkallëzimit të vendimit për targat shton presionin mbi Beogradin. Por edhe negociatorët ndërkombëtarë në Washington, Paris, Berlin, Londër.

E kemi Draft Marrëveshjen Kosovë- Serbi, të ulemi, ta diskutojmë dhe ta përfundojmë. Ky është mesazhi i djeshëm nga Prishtina zyrtare- drejtuar Beogradit por edhe kancelarive perëndimore.

Të enjten që vjen, me 3 Nëntor, në kuadër të Procesit të Berlinit do të formalizohen 3 marrëveshje të rëndësishme për qytetarët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Liria e lëvizjes, njohja e diplomave universitare dhe hapja në treg për bizneset e këtyre vendeve do të shënojnë një kapitull të ri dhe tepër të rëndësishëm në të ardhmen.

Të enjten që vjen në Berlin pokështu prapa kulisave, në tavolinat e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë do hidhen zaret.  Numërimi i orëve dhe ditëve do të jenë më ndryshe prej pas vendimit të djeshëm të Kryeministrit Kurti.

Beogradit nuk po i ngutet. Prishtinës po. Ndërkombëtarëve po, por jo edhe aq sa ta mbështesin Vuçiqin për muri!

Kosova duhet të jetë e urtë. Prandaj këto ditë na duhet unitet dhe jo përçarje, pjekuri dhe jo politikë për nevoja të brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat