Gjykata merr vendim të ri për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi

Aktuale

Gjykata merr vendim të ri për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 11:08
Mrika Nikqi

Gjykata Themelore në Pejë, me kërkesë të prokurorisë, ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Flori Beqirajt, i dyshuar për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

“Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana juaj, ju njoftoj se Gjykata duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë ka vazhduar masën e paraburgimit deri me datë 29.11.2022”, tha Zhuti.

Aplinistja Nikqi e kishte denoncuar vetë sulmin seksual ndaj saj, teksa pamjet i ka shpërndarë edhe në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat