Ambasadori i SHBA i kërkon Kurtit ta shtyjë afatin për targat, e dënon djegien e veturës në Veri

Aktuale

Ambasadori i SHBA i kërkon Kurtit ta shtyjë afatin për targat, e dënon djegien e veturës në Veri

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 11:57
Jeff Hovenier dhe Albin Kurti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka reaguar për rastin e djegies së një veture e cila ka kthyer targat në RKS.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja dënon aktin e djegies dhe shkatërrimit të pronave dhe çfarëdo përpjekje tjetër për të intidimiduar ata të cilët dëshirojnë të regjistrojnë makinat e tyre me RKS.

“Këto janë akte frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në “twitter”.

Ai ka përsëritur edhe një herë kërkesën drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për 12 muaj, në mënyrë që targat RKS mund të vendosen pas kësaj periudhe.

Gjithashtu ai ka ritheksuar se SHBA-ja mendon që Kosova ka të drejt që të implementojë një ndryshim të tillë të targave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat