Haki Abazi: Jemi të bllokuar, Kosovës nuk i jepet liberalizimi i vizave

Aktuale

Haki Abazi: Jemi të bllokuar, Kosovës nuk i jepet liberalizimi i vizave

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 11:50
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, insiston se liberalizimi i vizave për Kosovën ka ngecur. Ai ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës, gjatë sesionit të përbashkët parlamentar të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës, se liberalizimi i vizave po përdoret si mekanizëm për të arritur një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi.

Abazi ka thënë se “jemi absolutisht të bllokuar”. “Jemi bllokuar, absolutisht të bllokuar. Mbrëmjen e kaluar, presidenca çeke ka pranuar pozicionin e Francën mbi sistemin ETIAS. Mund të silleni e të thoni se dialogu nuk e ka përdorur liberalizimin e vizave si një instrument për dialogun, por nuk është e vërtetë”, tha Abazi.

“Komisioneri Varhelyi ka sfiduar vendimin e Komisionit Parlamentar të vitit 2019, duke përdorur liberalizimin e vizave në mënyrë që të prezantojë udhëzime të reja për Kosovën. Reagimi ishte i mrekullueshëm prej të gjtiha palëve, por në fund të ditës ndodhi çfarë Varhelyi tha, që liberalizimi i vizave nuk po i jepet Kosovës”, tha ai.

Kjo situatë, ka thënë deputeti Abazi, “po na çon drejt një marrëveshje të mundshme me Serbinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat