Gjinovci: Serbia po do konflikt, Qeveria të veprojë me forcën e ligjit në veri

Aktuale

Gjinovci: Serbia po do konflikt, Qeveria të veprojë me forcën e ligjit në veri

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 18:06
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka komentuar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se me këto veprime Serbia po dëshiron konflikt në Kosovë.

Sipas tij, Qeveria të veprojë me forcën e ligjit.

“Është evidente që Serbia po e don konfliktin, por është po ashtu evidente që rrugë tjetër të veprimit nuk ka, ligjet duhen zbatu. Qeveria të veprojë me forcën maksimale te ligjit, pa ngurrim”, ka shkruar Gjinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat