Abazi: Është shqetësuese se si Beogradi po vazhdon të dërgoi armë dhe municion në veri

Aktuale

Abazi: Është shqetësuese se si Beogradi po vazhdon të dërgoi armë dhe municion në veri

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 23:26
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në një postim të tij në Facebook ka komentuar situatën aktuale në vend, duke thënë se e gjitha kjo është një blof i Beogradit.

Sipas tij është shqetësuese se si Beogradi po vazhdon të dërgoi armë dhe municion në veri për të krijuar tensione.

Postimi i plotë:

E gjithë kjo që po ndodhë është një blof i Beogradit duke i detyruar Serbët të largohen nga institucionet e Kosovës. Ajo që e bën brengosëse situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgoj armë dhe municion në veri të vendit tonë për të krijuar situatë paniku dhe tensione. Këto sjellje të Beogradit i kemi parë edhe në të ‘90 duke instrumentalizuar serbët e Kroacisë. Këto metoda manipulimi dhe orkestrimi nuk bëjnë punë dhe duhet kuptuar që koha është për paqe, normalitet dhe progres. Këtë e duan të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat