Asamblisti i VV’së: Qentë endacakë hyjnë në Kosovë nga Serbia

Aktuale

Asamblisti i VV’së: Qentë endacakë hyjnë në Kosovë nga Serbia

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 20:23
Ilustrim

Duke folur në lidhje me problemin e qenve endacakë në kryeqytet, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri, ka thënë se qentë endacakë në Kosovë depërtojnë edhe nga Serbia.

Ai ka thënë përveç depërtimit nga Serbia, trajtimi i qenve endacakë është i vështirë edhe për shkak të mungesës së një mekanizmi që evidenton pronarët që rrisin dhe mbajnë qentë.

“Është e qartë që ne kemi qenë endacakë, që hyjnë edhe nga shtetet fqinje, sidomos nga Serbia. Edhe po, prapë se prapë, ne nuk kemi ndonjë mekanizëm me të cilin e dimë cilët pronarë cfarë qensh kultivojnë. Kjo është një, e dyta pastaj është edhe edukimi që nuk e kanë disa pronarë që kanë qenë..”, ka thënë Beqiri 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat