Tensionet në veri të Kosovës, Berisha: Putin dhe Vuçiq po kërkojnë konflikt të ri

Aktuale

Tensionet në veri të Kosovës, Berisha: Putin dhe Vuçiq po kërkojnë konflikt të ri

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 14:48
Sali Berisha

Për situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit në Kosovë ku serbët janë larguar nga institucionet, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Presidentin rus Vladimir Putin dhe atë serb Aleksandër Vuçiq, të cilët sipas tij po kërkojnë konflikt të ri në Ballkan.

“Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën ndaj dhe unë dua t’i shpreh solidaritetin tim qytetarëve të Kosovës dhe të dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës. E gjitha kjo që ndodh është përpjekje e Vuçiqit për të mbajtur shtetin serb në Kosovë. Ai nuk e fsheh këtë.

Përshëndes me këtë rast qëndrimin e vendosur të NATO në mbrojtje të stabilitetit të Kosovës. Sepse Putin dhe Putini i vogël Vuçiq janë të gatshëm të ndërmarirn një aventurë të re, Serbia e mban konfliktin të varur në gozhdë për ta ndërmarrë kur të gjykojë ajo. Por paralajmërimet ultimative të NATO-s, uroj që mos imagjinojë asnjë lloj përpjekje për destabilizim në Kosovë pasi ndëshkimi do jetë shumë i rëndë”, deklaroi Sali Berisha.

Tensionet e fundit në veri të Kosovës, shpërthyen pas dorëheqjes së përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucionet publike në Kosovë. Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat