ZRrE gjobit KESCO-n dhe KEDS-in me 11.1 milionë euro

Aktuale

ZRrE gjobit KESCO-n dhe KEDS-in me 11.1 milionë euro

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Bordi i ZRrE-së ka miratuar dy kërkesa për licencë të furnizimit me shumicë të energjisë elektrike si dhe ka miratuar parametrat rregullator për KOSTT dhe KEDS për periudhën 2023-27.

Sipas njoftimit, në mbledhjen e mbajtur sot, bordi i ZRrE-së shqyrtoi edhe raportet fillestare të të KOSTT-it dhe KEK-ut, ku pas shqyrtimit, janë gjetur shkelje dhe raporti i është dërguar palëve për të ofruar komentet e tyre.

“Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE në raportet e  Monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrativë me gjobë për KESCO në vlerën prej 8.4 milionë euro dhe për KEDS në vlerën prej 2.7 milionë ”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se bordi ka miratuar 14 kërkesa për marrje të autorizimit për ndërtimin e paneleve solare për vetëkonsum, nga të cilat 9 janë dorëzuar nga persona fizikë dhe pjesa tjetër ndërmarrje të ndryshme me gjithsej 503 kilovat.

“Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat