Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu para deputetëve në kuvend kritkoi qeverinë, duke thënë se është një qeveri pa ide.
“Njëra prej dilemave kryesore që e kam sot, është se si mund t’i adresohesh një qeveria pa ide, një qeveria pa vizion, pa punë dhe e cila nuk bën pothuajse asgjë çka duhet të bëjë, e kur nis të bëjë e bën mbrapsht, duke lënë pasoja të gjithanshme”, u shpreh ajo.
Tutje, Deliu pati edhe në kërkesë tjetër për qeverinë.
““Konsideroj që Kosova meriton një qeverisje krejt tjetër, por derisa një e tillë të bëhet, neve nuk ka mbetët asgjë tjetër, veçse të kërkojmë prej kësaj qeverie vetëm një gjë, aman mos na bëni hor, sepse në këtë rast vetëm sherrin jemi duke ua pa, kaq ka mbet me kërku prej jush, pra po e përsëris, aman mos na bëni hor”, u shpreh tutje Deliu.
Lista Serbe lëshon sallën e Kuvendit
Menjëherë pasi u betuan deputetët e rinj të Listës Serbe e lëshuan sallën.
Nëntë deputetë të Listës Serbe u regjistruan në Kuvendin e Kosovës duke i zëvendësuar kolegët e tyre në parti që dhanë dorëheqje.
Por pasi u betuan nuk qëndruan më në sallën e Kuvendit – u larguan nga salla.
Pos Listës Serbe tani në Kuvendin edhe partia GI SPO do ta ketë një përfaqësuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Betohen deputetët e rinj të Listës Serbe
Nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi 10 deputetët e mëhershëm dhanë dorëheqje nga pozita e deputetit, javë më parë.
Kështu në radhë ishin nëntë deputetë të Listës Serbe dhe një deputet i partisë pasuese.
Regjistrimin e tyre e ka konfirmuar edhe Ilir Kërçeli, kryekëshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Konjufca e ka lexuar edhe formën e betimit të cilën e kanë nënshkruar deputetët.
Kush janë deputetët e rinj
Verica Çeraniq propozohet të zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe
Branislav Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe
Milosh Pervoviq propozohet të zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe
Ljubinko Karadzhiq propozohet të zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe
Jasmina Dediq propozohet të zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista Serbe
Dragana Antonijeviq propozohet të zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO
Slavko Simiq propozohet të zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe
Igor Simiq propozohet të zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe
Miljana Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe
Zoran Mojsiloviq propozohet të zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe
Kuvendi shqyrton buxhetin e Kosovës për vitin 2023
Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot me fillim nga ora 10:00, do shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Ndryshe Projektbuxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023, është në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.
Qeveria e Kosovës, ka vlerësuar se ky është buxhet i zhvillimit të vendit.
Ndërsa opozita ka kritikuar qeverinë për buxhetin e vitit 2023.