Paralajmëron Xhevdet Pozhari: Serbia po luan me zjarrin!

Aktuale

Paralajmëron Xhevdet Pozhari: Serbia po luan me zjarrin!

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 08:47
Xhevdet Pozhari

Analisti politik në Kosovë, Xhevdet Pozhari tha në një intervistë për Euronews Albania se sa i takon çështjes së targave, Serbia po luan me zjarrin.

Për Pozharin, liberalizimi i vizave të Kosovës është një çështje politike dhe jo teknike, madje ai pohoi se qeveritë kanë abuzuar me pushtetin.

“Në fakt i vetmi shtet që luan me zjarrin është Serbia. Ajo ka hapur zjarr përgjatë gjithë periudhës së paraluftës në shtete të ndryshme, jo vetëm në Kosovë. Pas ka lënë qindra, mijëra të vrarë. Në këto kushte nuk mendoj që presioni duhet të vihet mbi zotin Kurti sepse ai kur është kërkuar që të shtyhet afati për targat e ka bërë një veprim të tillë,” – sqaroi Pozhari.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.

Kërkesën për shtyrje 48-orëshe e kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat