Kurti s’ka disponim të flas për targa, Stano: Takimet e nivelit të lartë nëse pajtohen Bislimi e Petkoviq

Aktuale

Kurti s’ka disponim të flas për targa, Stano: Takimet e nivelit të lartë nëse pajtohen Bislimi e Petkoviq

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 13:53
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media sot ka folur për takimin që do të mbahet në Bruksel në mes të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Stano ka thënë se qëllimi është gjithmonë gjetja e një zgjidhjeje në frymën evropiane për situatën aktuale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne këtë moment mund të konfirmoj që i kemi ftuar dy palët, dhe kemi marrë konfirmimin që do të vijnë dhe do të kemi një takim sot në Bruksel.Qëllimi është si gjithmonë të gjendet një zgjidhje në frymën evropiane për situatën aktuale”, ka thënë Stano.

Ai tutje ka theksuar se sa herë që kryenegociatorët pajtohen për diçka, atëherë ftohet një takim i nivelit të lartë pastaj.

Ndërkohë ka shtuar se takimi i së hënës ka qenë një dështim dhe ka bërë thirrje që palët të sillen në mënyrë evropiane.

‘Ju e dini që takimet e kryenegociatorëve zakonisht pasohen nga takimet e nivelit të lartë kur kryenegociatorët janë të gatshëm të pajtohen. Ne kemi parë dialogun e të hënës me liderët e dy palëve, fatkeqësisht ai takim nuk solli asnjë rezultat”, ka thënë Stano.

Ai ka thënë se Brukseli pret gjetjen e një zgjidhje, meqë sipas tij një krizë si kjo s’është parë me vite.

“BE ripërsëritë që pret sjellje evropiane nga dy palët për të gjetur zgjidhje për këtë situatë, që është situatë krize, që s’e kemi parë prej vitesh”, ka potencuar Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat