Limaj: Kurti ende pa mbërri në aeroport të Prishtinës e shtyu vendimin për targa, kjo tregon joseriozitet

Aktuale

Limaj: Kurti ende pa mbërri në aeroport të Prishtinës e shtyu vendimin për targa, kjo tregon joseriozitet

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 21:25
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka vlerësuar si joserioz vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për shtyrjen e vendimit për targat.

Limaj thotë se Kurti “ende pa mbërri në aeroport të Prishtinës, e shtyu (vendimin) për 48 orë”.

“Po ajo çka tha kryeministri jonë në Bruksel, ende pa mbërri në aeroport të Prishtinës e shtyu për nja 48 orë. Kjo tregon joseriozitetin me sjellje avanturiste. Shkon prishesh me një pjesë të botës, e vjen këtu e tani thua në 12 të natës, po e lëmë në dorë të tjerve. Për mua janë dy momente, dy deklarata që jam i shqetësuar të kryeministrit…shqetësimi jem është ne pamë në Bruksel që kryeministri i Kosovës i tha dy gjëra që nuk ka ditur opinioni i Kosovës. Kur po them opinioni i Kosovës, as opozitë, e kam përshtypje që edhe pozitë”, tha ai.

Pas dështimit të marrëveshjes të hënën në Bruksel, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova ka shtyrë vendimin për targa për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat