“Mashtrim sui generis”, reagon ashpër profesori nga Amerika: Borrell përsëri paska mashtruar opinionin se...

Aktuale

“Mashtrim sui generis”, reagon ashpër profesori nga Amerika: Borrell përsëri paska mashtruar opinionin se...

Nga: A.SH Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 00:25
Josep Borrell

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka reaguar pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targa, me ndërmjetësimin e BE-së.

Ai këtë marrëveshje e quan mashtrim sui generis.

Shkrimi i plotë:

ARRIHET “MARRËVESHJA-MASHTRIM” KOSOVË-SERBI?!

Nga Brukseli kryediplomati i BE-së Josep Borrell i cili gjatë gjithë procesit të diagolimit ia mbanë anën e Serbisë agresore, kurse e denoncon Kosovën pa të drejtë, sot përsëri paska mashtruar opinionin se qenka arritë një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë përkitazi me targat.

Sipas tij kjo na qenka marrëveshja:

“Serbia do te ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës kurse Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”

Mashtrim sui generis.

Kjo do të thotë se targat e lëshuara deri më tani do lëvizin lirisht nëpër Kosovë pa u penguar dhe pa u gjobitë nga ana e Kosovës. Këtu humbë Kosova kurse fiton Serbia. E qartë.

Ky mashtrim është njësoj si ajo thënia popullore: “zbritë se të vrava, mos zbritë se vrava”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat