Liri Loshi befason me deklaratën lidhur me marrëveshjen e re për targat: Ky është humbësi

Aktuale

Liri Loshi befason me deklaratën lidhur me marrëveshjen e re për targat: Ky është humbësi

Nga: A.Zh Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 13:54
Liri Loshi dhe Albin Kurti

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka thënë se fituese e marrëveshjes së re për targat, është Serbia.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po del humbës, meqë pas një refuzimi kategorik ka pranuar të ndërprejë zbatimin e marrëveshjes për targat dhe ka nënshkruar tekstin ku palët zotohen se do t’i implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash.

Sipas Loshit, kjo është më keq se kërkesa e amerikanëve për shtyrje 10 mujore lidhur me afatin e targave, përcjell Bota sot.

“Vetë fakti se kishim një marrëveshje paraprake me Serbinë për targat, të cilën serbët nuk e respektuan dhe tash kemi një marrëveshje të re po për targat, pra si rrjedhojë e kundërshtimit serb, fituesja e kësaj marrëveshje është Serbia, kurse humbësja del të jetë Kosova.

Në mënyrë të veçantë humbës del Albin Kurti, meqë pas një refuzimi kategorik ka pranuar të ndërprejë zbatimin e marrëveshjes për targat dhe ka nënshkruar një tekst ku palët zotohen se do t’i implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash e që nënkupton se duhet të implementohet edhe Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe. Kjo pra është shumë më keq sesa kërkesa e amerikanëve që zbatimi i marrëveshjes për targat të shtyhej për dhjetë muaj”, ka shkruar ish-mjeku i UÇK-së në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat