Baraliu për kritikuesit e Kurtit: Shumë po nguteni, ja pse Kosova do të shënojë epilog kulminant në afat rekord

Aktuale

Baraliu për kritikuesit e Kurtit: Shumë po nguteni, ja pse Kosova do të shënojë epilog kulminant në afat rekord

Nga: A.Zh Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 14:07
Bleron Baraliu

Analisti politik Bleron Baraliu, ka reaguar edhe një herë për kritikat që po bëhet ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas marrëveshjes së re Kosovë-Serbi në Bruksel.

Ai ka thënë se kritikuesit po ngutën, pasi me Amerikën si një garantor të dialogut, nuk ka dyshime se epilogu do të shënojë progres kulminant në afat rekord kohor, përcjell Bota sot.

Baraliu ka shtuar se tani opozita në Kosovë është e hutuar, por ka kërkuar bashkim dhe vendosmëri për të ardhmen e vendit.

Reagimi i Baraliut në Facebook:

E fundit mbi përplasjet e djeshme cinike dhe 'akuzat' për lakore perceptimesh

Injorantët e etiketimeve banale, kur të hapim temën e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, do të kuptojnë çfarë 'militanti' jam unë apo sa i bindur në akrobacionet e Albinit dhe teoritë e VVsë...

Në ndërkohë, për dialog i lus të heshtin e reflektojnë, sepse vërtetë reagimi më vjen si ajo macja që ndjek një lëmsh të manevruar nga një dashakeq. Për të fituar atë që i takon Kosovës, beteja kundër Serbisë duhet bërë me unitet, vendosmëri, dhe përkushtim (edhe sakrifica që shumë nga ju po i mohoni si opcione reale!).

E sa i përket zhurmës rishtas, shumë po nguteni -- ju lus, ose merrni pjesë konstruktive në proces, ose prisni epilogun pa shpërthyer para secilës lëvizje. Me ShBA të vendosur si garantor të një dialogu me urgjencë, unë nuk kam dyshim se epilogu do të shënojë progres kulminant në afat rekord kohor - por vetëm dhe vetëm nëse ne dëshmojmë angazhim të rienergjizuar, unitet shembullor, e përkushtim të sinqertë.

Të ardhmen edhe mund ta ndryshojmë të bashkuar e të vendosur, por jo të përçarë e përqyrrur nga fobie ditore të 'pëlcitjes e shpërthimit' dhe adikte të vasalizmit mburojë predhash. Këtë e kam thënë edhe kur Albini sabotonte unitetin e nevojshëm në dialog krahas ShBA e kundër Serbisë, kjo jam i bindur vlen edhe më shumë tani kur opozita është e hutuar ndërsa tugjarë mediatikë të ngrerë hundësh për të hiperbolizuar secilën stërpikë nga moçali i derrave lëvrojnë pluhur para çdo këmbëngulje shqiptare dhe ngrejnë dolli pas secilit 'dështim kosovar'!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat