Mulliqi: Hyseni e Molliqaj krahasuan Kurtin e Osmanin me figurën më ty urryer, kjo është baras me tradhti kombëtare

Aktuale

Mulliqi: Hyseni e Molliqaj krahasuan Kurtin e Osmanin me figurën më ty urryer, kjo është baras me tradhti kombëtare

Nga: A.SH Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 23:28
Foto nga takimi

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar deklarata e Skënder Hysenit dhe Dardan Molliqajt.

Kjo pasi të dy këta kanë përmendur kryekriminelin serb Sllobodan Millosheviq, në kritikat e tyre ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se krahasimi i dy shqiptarëve me figurën më ty urryer është baraz me tradhti kombëtare.

“Skender Hyseni dhe Dardan Molliqaj brenda një harku shumë të shkurtër kohor, e aktualizuan me deklarime që askush sigurisht nuk i ka pritur, kryekriminelin e luftës, Sllobodan Millosheviqin. E zunë në gojë një njeri i cili shkaktoi etnocid dhe urbicid mbi myslimanët në Bosnje dhe mbi shqiptarët e Kosovës. Të krahasosh apo ta fusësh në kontest fjalësh presidenten e shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës me Millosheviqin, këtë punë nuk ishin kujtuar ta bëjnë as antishqiptarët më të thekur.

Të krahasohen dy shqiptarë që aktualisht janë në krye të shtetit të Kosovës, me figurën më të urryer të shekullit të kaluar dhe këtij fillim shekulli, është barazi me tradhti kombëtare. Dhe, do të ishte mirë po të ekzistonte një ligj i posaqëm ndëshkues për deklarime të tilla”.

Ai madje shkon edhe më tej, duke thënë se ata mund të jenë paguar me para nga Serbia.

“Hyseni dhe Molliqaj ose janë paguar mirë me para serbi, ose kanë huqur me ka krejt nga këmbët deri në koke. As radikali dhe çetniku serb, Vojisllav Sheshel, nuk ishte kujtuar të lëshon deklarime të tilla aq fyese dhe aq të poshtëra ndaj krerëve të shtetit të Kosovës. Këta të dytë i mbuloftë turpi dhe i mallkoftë Zoti...!”, thotë Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat