Flasin të tronditur fqinjët e familjes Godeni në Prishtinë, ku burri vrau gruan

Aktuale

Flasin të tronditur fqinjët e familjes Godeni në Prishtinë, ku burri vrau gruan

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 11:40
Sadije Miftari-Godeni dhe Izet Godeni

Mëngjesin e së premtes Kosova është tronditur nga një rast i rëndë. Një burrë 70 vjeçar po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 63 vjeçare.

Media ka mësuar se viktima Sadije Miftari-Godeni arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania”, ndërsa dorasi është Izet Godeni.

Rasti e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa kanë shtuar se dorasi është vetdorëzuar.

Fqinjë të lagjes kanë thënë se janë tronditur me lajmin, dhe se nuk njiheshin për probleme.

“Kanë qenë fqinjë shumë të mirë, as burri nuk është dokë që ka ndonjë problem, jemi tronditë”, ka thënë njëri nga ta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat