Presidenti i senatit francez kërkon nga Kosova dhe Serbia zbatimin e marrëveshjeve

Aktuale

Presidenti i senatit francez kërkon nga Kosova dhe Serbia zbatimin e marrëveshjeve

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:52
Gerard Larcher

Presidenti i Senatit francez, Gerard Larcher, ka kërkuar që marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të zbatohen.

Sipas një njoftimi për medie të Parlamentit të Serbisë, zyrtari francez këtë kërkesë e ka barë gjatë takimi me kryetaren e Grupit Parlamentar serb të Miqësisë me Francën, Jadranka Jovanoviq.

“Presidenti i Senatit vazhdoi duke thënë se mbështet plotësisht zbatimin dhe përmbushjen e detyrueshme të të gjitha marrëveshjeve, përfshirë edhe Marrëveshjen e Brukselit”, është thënë në njoftimin e Parlamentit serb.

Pas marrëveshjes për targat që është arritur të mërkuren në Bruksel, BE-ja dhe shumë vende evropiane kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t`i zbatojnë të gjitha marrëveshjet që kanë nënshkruar deri me tani.

Madje, Kosovës i është kërkuar në mënyrë direkte që të fillon themelimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat