Mehaj merr pjesë në ekspozitën e Selimit: Atdhetar si Rexhepi mund të jetë larg atdheut por gjithmonë afër kombit

Aktuale

Mehaj merr pjesë në ekspozitën e Selimit: Atdhetar si Rexhepi mund të jetë larg atdheut por gjithmonë afër kombit

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 17:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ekspozitën personale “Në garë me botën gri” të ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.

Mehaj, Selimin e konsideroi si shpirt artisi, dhe sipas ti, një shpirt i tillë ndjehet i lirë në çdo rrethanë.

Bota nuk është gri për një artist, por përjetohet në morinë e ngjyrave, trajtave dhe ngjarjeve, e padyshim artist shumëdimensional është Rexhep Selimi”, shkroi Mehaj.

Tutje, ai tha se atdhetar si Rexhep Selimi, mund të jetë larg atdheut por gjithmonë afër kombit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat