Po dërgohej në paraburgim, 34-vjeçari ik nga vetura në lëvizje, e policisë

Aktuale

Po dërgohej në paraburgim, 34-vjeçari ik nga vetura në lëvizje, e policisë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 20:46
Policia e Kosovës

Një i paraburgosur ka arritur që të arratiset nga vetura e policisë gjatë kohës sa ishte duke u dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Novobërdë.

34-vjeçari që i ishin caktuar 30 ditë paraburgim, të enjten në mesditë vendosi ta bëjë këtë duke e rrezikuar edhe jetën, meqë automjeti zyrtar nga i cili arriti të ikte ishte në lëvizje. Gjithçka ngjau në fshatin Pasjak.

Kësaj ngjarjeje ia panë sherrin edhe dy policët që po e transportonin.

“Lidhur me këtë rast dy zyrtarë policorë janë suspenduar nga Policia e Kosovës për 72 orë. Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit drejt zbulimit të rrethanave të këtij rasti”, u tha nga Inspektorati Policor i Kosovës në një e-mail.

Më keq se ta, mund ta pësojë i dyshuari nëse bie në duart e hetuesve. Atij përveç veprave për të cilat po dyshohej tani i shtohet edhe një e re, ajo e të arratisurit.

Për shkak të veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ të njëjtit nga  ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i është caktuar masa e paraburgimit, i cili mbajtjen e kësaj mase ka qenë dashur që ta kryejë në Qendrën e Paraburgimit në fshatin Pasjak, Komuna e Novobërdës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

I.S.  ishte kapur para dy ditësh në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, kur ishte ndalur nga një njësi policore që po patrullonte në atë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat