“Së bashku jemi më të fortë”, Mehaj publikon 28 fotografi të aktiviteteve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri

Aktuale

“Së bashku jemi më të fortë”, Mehaj publikon 28 fotografi të aktiviteteve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar 28 fotografi të aktiviteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Mehaj përmes postimit në rrjet në Facebook, ka deklaruar se në prag të Ditës së Flamurit kanë organizuar një sërë aktivitetesh.

“Në prag të Ditës së Forcës dhe Ditës së Flamurit kam kënaqësinë të ndajë me ju foto nga aktivitetet aktuale që jemi duke realizuar së bashku me vëllezërit dhe motrat tona të Republikës së Shqipërisë në akademinë, shkollat dhe qendrat profesionale ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Mehaj.

Sipas Mehajt, “28 fotografi për 28 Nëntorin tonë të përbashkët”.

“Së bashku jemi më të fortë”, përfundoi ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat