Deputeti i VV-së publikon foto nga Kuvendi i Shqipërisë

Aktuale

Deputeti i VV-së publikon foto nga Kuvendi i Shqipërisë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:47
Agon Batusha

Ka nisur mbledhja mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo mbledhje e përbashkët mes dy kuvendeve shqiptare po bëhet me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkohë, pak para fillimit të kësaj mbledhje, deputeti i LVV-së Agon Batusha ka ndarë fotografi me publikun nga atje.

“Mbledhja e I-rë e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë”, shkroi ai në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat