“Ti koke hajvan, nuk ki drejtë me më ofendu”, përplasje deri në ofendime mes imamit Jashari dhe Nexhmedin Spahiut

Aktuale

“Ti koke hajvan, nuk ki drejtë me më ofendu”, përplasje deri në ofendime mes imamit Jashari dhe Nexhmedin Spahiut

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 22:57
Imami Bekim Jashari dhe analisti Nexhmedin Spahiu

Imami Bekim Jashari dhe analisti Nexhmedin Spahiu janë përplasur ashpër mes vete, duke kaluar edhe në ofendime, gjatë një debati.

Përplasja e tyre ka filluar pasi imami Jashari ka thënë se s’ka komb kosovar. Pas kësaj deklarate, ka reaguar Spahiu, i cili e ka quajtur këtë ofendim.

“Ofendimi është me thanë s’ka komb kosovar. Me thanë në Beograd ua nxjerri sytë, e jo këtu. I shaj me nanë ata që thojnë që s’ka komb kosovar…”, ka thënë Spahiu në RTV Dukagjini.

“Ka shtetas të Kosovës…”, ka vazhduar imami.

“Ti nuk ki drejtë me ofendu, me e mohu ekzistencën e një kombi. A merr vesh?”, i është drejtuar sërish Spahiu.

Më pas, Imami e pyeti Spahiun “Cilit komb? Kombit kosovar? S’ka ekzistu…”. Pas kësaj, ka reaguar Spahiu, i cili ka kaluar edhe në ofendime ndaj Jasharit.

“Po ti kokshe hajvan krejt bre”, i është drejtuar Spahiu imamit.

“Kush, çka je tu thanë”, tha më pas imami. Pas kësaj, ndërhyri moderatori i emisionit, i cili u kërkoi që të ndalin ofendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat