Kryeministri Kurti thirrje qytetarëve, tregon si mund të përfitojnë nga Qeveria

Aktuale

Kryeministri Kurti thirrje qytetarëve, tregon si mund të përfitojnë nga Qeveria

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 19:16
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje.

“Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka ftuar veçanërisht qytetarët përfitues të asistencës sociale dhe nënave vetushqyese të përfitojnë nga mbështetja e Qeverisë.

Afati për aplikim është i hapur deri më 2 dhjetor.

Postimi i plotë i Kurtit:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat