Çitaku reagon ashpër për vrasjen te QKUK-ja: Për monstrumin që sot i shuajti dy jetë - dënim maksimal

Aktuale

Çitaku reagon ashpër për vrasjen te QKUK-ja: Për monstrumin që sot i shuajti dy jetë - dënim maksimal

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 19:11
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me vrasjen e një gruaje 35-vjeçe në oborrin e Klinikes Gjinekologjike.

Çitaku tha se është e shokuar dhe se s’ka fjalë për krimin që ndodhi, ku sipas saj, ish-bashkëshorti dyshohet se ishte dorasi që e vrau gruan shtatzënë.

Dy gra që vriten pikërisht brenda periudhës së kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore. Për monstrumin e sotëm që shuajti dy jetë, një në mes e tjetrën pa filluar ende, dënim maksimal”, ka shkruar Çitaku.

Tutje, ajo i ka bërë thirrje organeve që të reagojnë fuqishëm dhe pa kompromis, teksa i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat