Besnik Berisha: Sokol Halili që vrau Hamide Magashin do të dënohet me burgim të përjetshëm

Aktuale

Besnik Berisha: Sokol Halili që vrau Hamide Magashin do të dënohet me burgim të përjetshëm

Nga: N. Sh. Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 21:50
Sokol Halili dhe Hamide Magashi

Për vrasjen që tronditi shqiptarët ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha.

Sokol Halili vrau ish-gruan e tij Hamide Magashin e cila ishte në javët e fundit të shtatëzënisë.

Avokati Berisha thotë se kjo që ndodhi sonte, do të shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm.

Postimi i plotë:

Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK, ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkeshorti privoi nga jeta gruan shtatëzenë dhe u zhdukë akoma pa gjurmë, do shënoi dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë).

Ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata.

Kështu mendoj unë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat