Prokurori Beqiri: I dyshuari ishte denoncuar për dhunë në familje, u gjetën tre plumba

Aktuale

Prokurori Beqiri: I dyshuari ishte denoncuar për dhunë në familje, u gjetën tre plumba

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 23:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Prokurori i ngarkuar për rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, Ilaz Beqiri, ka thënë se i dyshuari Sokol Halili ka disa raste të paraqitura në organet e hetuesisë për dhunë në familje në Komunën e Ferizajt.

Megjithatë, ai shtoi se në Prishtinë nuk është paraqitur ndonjë rast mbi këtë çështje.

“Ka pasur të raportuara disa raste të dhunës në familje në Ferizaj më duket, jo në Prishtinë, por detajet ende nuk i di”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Beqiri tha për Paparacin se ndaj tij është lëshuar urdhër-arrest dhe se Policia e Kosovës ka filluar operacionin për kapjen e tij.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes ku u vra tanimë e ndjera, Hamide Magashi, janë gjetur tri gëzhoja të plumbave, që supozohet se shtatzëna është qëlluar tre herë.

Gjithashtu, këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Nazlie Bala, ka theklsuar se gruaja shtatzënë e cila u vra të mërkurën mbrëma rreth orës 18:00 në oborrin e QKUK-së, nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes, ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat