“Në Kosovë u shkel zakoni, u shkel ligji e u copëtua çdo zemër njeriu”- Avokatja i kërkon presidentes që të shpall ditë zie

Aktuale

“Në Kosovë u shkel zakoni, u shkel ligji e u copëtua çdo zemër njeriu”- Avokatja i kërkon presidentes që të shpall ditë zie

Nga: M.L. Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 08:29
Foto nga vendngjarja

Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që të shpall ditë zie pas vrasjes së mbrëmshme të gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Në një postim avokatja përmendi edhe vrasjen e mësueses Sadie Miftari-Godeni në fillim të kësaj jave nga bashkëshorti i saj.

Gashi-Bytyqi ka thënë se në Kosovë u shkel zakoni, u shkel ligji e u copëtua çdo zemër njeriu.

Postimi i plotë:

VJOSA OSMANI -Kryetare e shtetit tonë të propozoj të shpallesh dite zie, sepse brenda javës u vranë dy gra e një foshnje në ardhje.

Shpall dite zie se në Kosovë u shkel zakoni ( ku gruaja shtatzënë në asnjë situate nuk vritej) u shkel ligji dhe u coptua çdo zemër njeriu .

Shpall dite zie që zia të hyjë në çdo familje, të ndjej çdo zemër njeriu dhembjen për viktimat e pafajshme.

Miqësisht

Fehmije Gashi Bytyqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat