I dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë ende në arrati

Aktuale

I dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë ende në arrati

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 10:07
I dyshuari Sokol Haliti

I dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është ende në arrati.

Kështu deklaroi prokurori i rastit Ilaz Beqiri.

Beqiri tha se po punohet intensivisht për kapjen e tij.

“Ende nuk është arrestuar. Po punojmë intensivisht në kapjen e të dyshuarit. Trupit të pajetë të viktimës do t’i bëhet obduksioni. S’ka detaje të reja lidhur me rastin”, tha Beqiri.

Kjo vrasje ka tronditur mbrëmë të gjithë Kosovën duke shkaktuar reagime të mëdha.

Dyshohet se ajo u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat