Nexhmedin Spahiu: Vrasjet në Kosovë po i nxisin prokurorët

Aktuale

Nexhmedin Spahiu: Vrasjet në Kosovë po i nxisin prokurorët

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 11:00
Nexhmedin Spahiu

Opinionisti, Nexhmedin Spahiu, duke reaguar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, ka thënë se vrasjet po i nxisin prokurorët.

Spahiu këtë e ka ndërlidhur me rastin e kërcënimit ndaj gazetarit Halil Matoshi, duke thënë se prokurorët nuk reaguan as në këtë rast.

Shkrimi i plotë i tij:

Vrasjet në Kosovë po I nxisin prokurorët.

Një natë para vrasjes makabre të gruas shtatzënë në oborrin e spitalit, një enverist tha në një studio televizive se po t'ishte në pushtet do t'i kishte vrarë 5 mijë veta në mes të Prishtinës, nga të cilët të parin simbolin e lirisë Halil Matoshin. Në një shoqëri normale brenda gjysmë ore do të kishim dëgjuar lajmin e arrestimit të enveristit në fjalë për nxitje të dhunës dhe urrejtjes. Por në Kosovë, prokurorët fusin veshët në lesh. Dhe pastaj çuditemi pse ndodhë vrasja të nesërmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat