Kryeziu: Traditat primitive po na përcjellin me vrasje të përditshme

Aktuale

Kryeziu: Traditat primitive po na përcjellin me vrasje të përditshme

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 16:51
Ismet Kryeziu

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka fajësuar odat, normat fetare dhe kanunin e Lekës për vrasjen e grave në vend.

Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se këto tradita primitive e kanë prangosur shoqërinë.

“Odat, normat fetare, kanuni i lekës, këto përzierje traditash primitive në vend që të konservohen e të na shërbejnë si histori, na kanë prangosur brenda këtyre dhe po na përcjellin me vrasje të përditshme.

Duke u ndjerë krenarë dhe duke i promovuar këto tradita kombëtare e fetare që nuk i pranojnë gratë si të barabarta, ne i shërbejmë çdo ditë vrasjes së grave dhe vajzave”, ka shkruara ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat