Valon Murati i përlotur tek varri i dëshmorit Hyzri Talla: Na ka marrë malli shok

Aktuale

Valon Murati i përlotur tek varri i dëshmorit Hyzri Talla: Na ka marrë malli shok

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 13:50
Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, bashkë me Latif Gashin kanë vizituar sot varrin e ish-ushtarit të UÇK-së, Hyzri Talla, i cili është vrarë në dhjetorin e vitit 1998.

Murati pranë varrit të dëshmorit të UÇK-së shihet i përlotur teksa fotografinë e shoqëron me mbi shkrimin “Na ka marrë malli shok”

Pas rënise së Zahir pajazitit, Hyzri Talla bashkë me Rrustem Mustafën, Fatmir Humollin, Latif Gashin dhe Kadri Kastratin përbënin grupin e njerëzve të cilët ishin përgjegjës për organizimin e UÇK-së në Llap.

Hyzri Talla u lind më 1 janar 1963 në fshatin Letanc të Besianës dhe ishte bashkuar me UÇK-në qysh në ditët e para të daljes publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat