Sokol Halili vrau veten – vjen reagimi i parë i familjes së Hamide Magashit

Aktuale

Sokol Halili vrau veten – vjen reagimi i parë i familjes së Hamide Magashit

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:45
E ndjera Hamide Magashi dhe ish-burri i saj, Sokol Halili

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka vrarë vetën.

Pas kësaj ashpër kanë reaguar familjarë të të ndjerës, Hamide Magashi.

Motra e saj është dëgjuar duke folur, ajo thotë se nuk beson se dorasi e ka vrarë vetën.

E njëjta në një audio që e ka siguruar Insajderi, dëgjohet duke thënë “ministria le të ma sjell kufomën këtu”.

“Qitmi ti mu faktet, faktoma, qite qetu para meje, du me ja pa foton unë, qat xhenaze bima ti mu qetu, le të më thotë qaj ministër mua nërsy që e ka vra veten, le të ma bjen kufomën e tij qetu, kqyre qa i bëj, mua më thuj nërsy”, ka thënë ajo derisa shton se nuk ka ministër sepse po të kishte sipas saj motra e tyre nuk do të ishte e vdekur sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat