“Jam në zyrë, oj ti çikë. I kam edhe 500 raste tjera”, reagimi i prokurorit të rastit për vetëvrasjen e Halilit

Aktuale

“Jam në zyrë, oj ti çikë. I kam edhe 500 raste tjera”, reagimi i prokurorit të rastit për vetëvrasjen e Halilit

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:10
E ndjera Hamide Magashi dhe ish-burri i saj, Sokol Halili

“Jam në zyrë, oj çikë. I kam edhe 500 raste tjera”, kështu ka thënë Prokurori i rastit të vrasjes së gruas në QKUK, Ilaz Beqiri, kur është pyetur për vetvrasjen e Sokol Halilit, të cilën minuta më parë e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kjo lë të kuptohet se Beqiri ska asnjë informacion për rastin e Sokol Halilit.

“S’e di valla. Pse a kanë dalë me ndonjë komunikatë a? O jo s’e di, s’e di jo, nuk e kam këtë informatë. A tash po më tregon mue a pe di a s’pe di.” – tha Beqiri i nervozuar pas pyetjes së gazetares se pse ai nuk ka informacione për këtë çështje.

“Po unë jam prokuror i rastit, por jam në zyrë, oj ti çikë, veç sa dola prej gjykimit, unë s’e kam veç këtë rast, kam edhe 500 raste të tjera.” – tha ai.

Ministri Sveçla ka thënë se përkundër tentativës së zyrtarëve policorë që të negociojë me dorasin për dorëzim ai e ka vrarë veten.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten“, ka shkruar ministri në Facebook.

Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Gjinekologjisë, Sokol Halilit me armë zjarri ia mori jetën bashkëshortes, Hamide Magashit dhe foshnjës që pritej të vinte në jetë.

Sot i është dhënë edhe lamtumira e fundit Hamide Magashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat