Prokurori Jashari: Sokol Halili bëri vetëvrasje në shtëpinë e tij, kishte shenja jete

Aktuale

Prokurori Jashari: Sokol Halili bëri vetëvrasje në shtëpinë e tij, kishte shenja jete

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:14
Sokol Halili

Sokol Halili i dyshuari kryesor për vrasjen e Hamide Magashit para Klinikës së Gjinekologjisë, ka bërë sot vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Ai e kreu aktin e vrasjes, pasi Policia lokalizoi vendin dhe i bëri kërkesë për dorëzim.

I njëjti nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka bërë vetëvrasje në prezencë të Policisë.

Lidhur me rastin, ka folur prokurori i rastit, Shukri Jashari.

Ai ka thënë se Halili deri në emergjencë ka pasur shenja jete.

“Sokol Halili është vrarë në shtëpinë e tij. Mjeku në Emergjencë e ka konstatua vdekjen e tij. Ai direkt është dërguar për në Emergjencë pasi që kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur”, ka thënë Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat