Koci: Për caktimin e masës për vete Gjykatës i mori vetëm 24 orë kohë, për qytetarët shkon deri në 7 muaj!

Aktuale

Koci: Për caktimin e masës për vete Gjykatës i mori vetëm 24 orë kohë, për qytetarët shkon deri në 7 muaj!

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:12
Arianit Koci

Avokati, Arianit Koci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtyrjen e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave ndaj gjyqëtarëve dhe prokurorëve.

Koci thotë se kjo është anomali tjetër e sistemit jurid në Kosovë.

“Në vakume të tilla juridike, Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias e kishin njohur këtë të drejtë nën arsyetimin se nuk ekziston një autoritet alternativ që do mund të vlerësonte kushtetutshmërinë e një akti të caktuar, sepse vendimi në fjalë i Qeverisë i prek të gjithë gjyqtarët, prandaj nuk mund të konsiderohet përjashtimi i të gjithë gjyqtarëve” shkruan Koci.

Koci tutje shton se veprime të tilla ngjalllin dyshime.

“Në të njëjtin vendim të Gjykatës Kushtetuese, ajo kishte konstatuar se ndryshimi i pagave të gjyqtarëve mund të bëhet vetëm me ligjin për paga dhe nuk mund të jetë subjekt i vendimeve qeveritare. Pse nuk u kundërshtua ky vendim kur u rritën pagat? Nëse nuk u kontestua, a indikon kjo se Gjykatat në raste të tilla gjithnjë do vendosin në favor të tyre” pyet avokati Koci.

Në fund Koci thotë se koston e “qerimit të hesapeve mes dy pushteteve” nuk duhet ta paguajnë qytetarët.

“Për caktimin e masës për vete Gjykatës i mori 24 orë kohë; të njëjtës për dikë tjetër i merr 7 muaj. Kjo anomali tjetër” thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat