Kryeziu: Asociacioni është bërë ligj me vendim të Kuvendit, ligjet duhet të zbatohen nga ekzekutivi

Aktuale

Kryeziu: Asociacioni është bërë ligj me vendim të Kuvendit, ligjet duhet të zbatohen nga ekzekutivi

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 18:56
Kadri Kryeziu

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se marrëveshja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është bërë ligj dhe i njëjti ka hyrë në sistemin juridik të Kosovës.

Duke komentuar deklaratën e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se Kosova e ka për obligim formimin e Asociacionit, Kryeziu tha se kjo marrëveshja është votuar edhe në Kuvend dhe të gjitha ligjet që nxjerrën në Parlament, ekzekutivi duhet t’i zbatoj.

“Kjo marrëveshje është bërë ligj, ka hyrë në sistemin juridik të Kosovës. Në momentin e daljes në Parlament ka marrë 84 vota për, 1 kundër dhe një abstenim. Kjo nënkupton se të gjitha ligjet të cilat nxjerrën në Kuvendin e Kosovës ekzekutivi ka për detyrë kushtetuese me i zbatu”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, moszbatimi i ndonjë marrëveshjeje ndërkombëtare është gabim.

Moszbatimi të ndonjë marrëveshje ndërkombëtare e cila i ndihmon hyrjes së Kosovës në mekanizma ndërkombëtar është gabim. A është asociacioni i mirë në aspektin njerëzor, për mua nuk është i mirë, mirëpo ky është një vendim i cili është marrë në parlamentin e Kosovës dhe është bërë ligj”, tha tutje Kryeziu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat